KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

​Kosova me mungesë tjetër, Krasniqi largohet nga grumbullimi

​Kosova me mungesë tjetër, Krasniqi largohet nga grumbullimi

Futbollisti Ermal Krasniqi është liruar nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës për shkak të një lëndimi, ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës.

Mesfushori anësor, i cili aktivizohet te skuadra turke Amedspor, pas ekzaminimeve mjekësore është vlerësuar se ka nevojë për më shumë kohë për rikuperim.

Për këtë arsye, Krasniqi nuk do të jetë në gjendje të rikthehet në gatishmëri të plotë për dy ndeshjet e ardhshme të Kosovës ndaj Izraelit dhe Irlandës.

“Pas ekzaminimeve mjekësore, stafi mjekësor ka konstatuar se futbollistit i nevojitet më shumë kohë për rikuperim dhe se nuk do të jetë në gjendje të rikthehet në gatishmëri të plotë për ndeshjet ndaj Izraelit dhe Irlandës”, njofton FFK-ja.

Pas lirimit nga grumbullimi, Krasniqi do të rikthehet te klubi i tij, ku do ta vazhdojë procesin e rikuperimit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.