Real Madridi ka marrë lajme inkurajuese lidhur me gjendjen fizike të Kylian Mbappés përpara finales së Superkupës së Spanjës, megjithëse ende mbetet kujdes në lidhje me aktivizimin e tij të mundshëm.
Sipas Rodra, rezultatet e rezonancës magnetike (MRI) që Mbappe i është nënshtruar të premten në Valdebebas kanë qenë shumë më të mira sesa pritej fillimisht.
Sulmuesi thuhet gjithashtu se po ndihet më mirë, çka ka rritur shpresat se ai mund të jetë në dispozicion për finalen që do të luhet në Xhedah.
Mbappe po vuan nga një ndrydhje e gjurit të majtë që nga fundi i dhjetorit, problem që e detyroi të mungojë në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës me Real Madridin dhe ngriti dyshime serioze për gatishmërinë e tij në përballjen vendimtare.
Edhe pse përditësimi i fundit mjekësor është pozitiv, brenda dhomës së zhveshjes vazhdon të ketë shqetësim për shkak të kohës së gjatë që ai ka qenë jashtë ritmit të ndeshjeve zyrtare.
Frika kryeore te Real Madridi lidhet me rrezikun e rikthimit të menjëhershëm të Mbappés në një finale pas periudhës së mungesës.
Për këtë arsye, stafi teknik pritet të tregojë kujdes maksimal, ndërsa roli i tij, qoftë si titullar, si zëvendësues nga stoli apo pushim i plotë do të vendoset vetëm në momentet e fundit./Telegrafi/