Italia ka marrë një fitore të madhe ndaj Francës, duke triumfuar me rezultat 3-1 në stadiumin “San Siro”, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Francezët kaluan të parët në epërsi në minutën e 10-të, kur Michael Olise përfitoi nga një gabim i portierit Gianluigi Donnarumma. Megjithatë, italianët reaguan në minutën e 26-të, me Francesco Pio Espositon, i cili barazoi shifrat.
Në pjesën e dytë, Davide Frattesi përmbysi rezultatin në minutën e 63-të, pas një asistimi fantastik të Federico Dimarcos. Ndërsa në minutën e 75-të, Pio Esposito realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për Italinë, nga pika e bardhë e penalltisë.
Me këtë fitore, Italia ngjitet në krye të grupit me 10 pikë, aq sa ka edhe Franca, ndërsa Belgjika ndodhet në vendin e tretë me nëntë pikë. Turqia mbetet pa pikë.
Në ndeshjet e fundit të grupit, Italia do të përballet me Belgjikën në udhëtim, ndërsa Franca do ta presë Turqinë. /IndeksOnline/

