KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Shqipëria triumfon ndaj Finlandës, Muçi dhe Manaj i dhurojnë fitoren kuqezinjve!

Shqipëria triumfon ndaj Finlandës, Muçi dhe Manaj i dhurojnë fitoren kuqezinjve!

Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Finlandës, duke triumfuar me rezultat 2-0 në stadiumin “Air Albania”, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kuqezinjtë kaluan në epërsi në minutën e 35-të, kur Ernest Muçi realizoi një gol spektakolar, duke ndezur festën në stadium, transmeton lajmi.net.

Shqipëria vazhdoi me lojë të mirë edhe në pjesën e dytë, ndërsa në minutën e 50-të ishte Rey Manaj që dyfishoi epërsinë dhe vulosi fitoren e skuadrës shqiptare.

Me këtë triumf, Shqipëria merr tri pikë shumë të rëndësishme në Grupin C1 dhe vazhdon garën për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Ndeshja e radhës për kuqezinjtë është ajo ndaj Bjellorusisë, më 15 nëntor./lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.