Shqipëria ia del të marrë tri pikë shumë të rëndësishme në Ligën e Kombeve, Liga C, pas suksesit 2-0 ndaj Finlandës në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.
Pas përfundimit të sfidës, për mediat foli edhe autori i golit të parë, Ernest Muçi, i cili u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës dhe besimin që po merr nga shokët e ekipit, trajneri dhe tifozët:
“Sot kishim katër mesfushorë në mesfushë. Kemi bërë një nga ndeshjet më të mira.
Momenti më i mirë në Kombëtare? Po, ky është momenti kur ndiej besimin e shokëve të ekipit, trajnerit dhe tifozëve. Kam kaluar shumë për të arritur këtu.”
Burimi: gazetablic.com ↗

