Anglia ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Kroacisë, duke triumfuar me rezultat 2-1 në një përballje të luftuar.
Morgan Rogers kaloi anglezët në epërsi në minutën e 24-të, ndërsa kroatët reaguan në pjesën e dytë, duke barazuar shifrat në minutën e 59-të me Petar Sucicin.
Megjithatë, vetëm pesë minuta më vonë, Harry Kane u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, pas ndërhyrjes së VAR-it, duke realizuar golin e fitores për Anglinë.
Në minutën e 86-të, James Garner shënoi edhe golin e tretë për anglezët, por ai u anulua për pozicion jashtë loje.
Me këtë fitore, Anglia arkëton tri pikë të rëndësishme, ndërsa Kroacia largohet duarbosh nga kjo përballje. /IndeksOnline/
Burimi: indeksonline.net ↗

