Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    “Bllok” në Sllatinë, kolona të gjata në rrugën Pejë – Prishtinë

    January 11, 2026

    Nëna e Brikenës reagon për herë të parë për raportin e saj me Mateon: Nuk kanë pasur plane për fejesë

    January 11, 2026

    Jennifer Lawrence zbulon se kishte dëshiruar rolin që bëri të famshme Emma Stone

    January 11, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • “Bllok” në Sllatinë, kolona të gjata në rrugën Pejë – Prishtinë
    • Nëna e Brikenës reagon për herë të parë për raportin e saj me Mateon: Nuk kanë pasur plane për fejesë
    • Jennifer Lawrence zbulon se kishte dëshiruar rolin që bëri të famshme Emma Stone
    • Raportime për shkelje masive të të dhënave në Instagram, dyshime për ekspozim të informacioneve personale të mbi 17 milionë përdoruesve
    • Dalja e votuesve deri në orën 15:00 është 18.18%
    • Igli Tare konfirmon: Maignan dëshiron të qëndrojë, pritshmëri të mëdha për Jasharin
    • Vërshime dhe evakuime në disa komuna në Kosovë, AME publikon raportin e fundit nga reshjet dhe intervenimet
    • Ishte bllokuar për shkak të ujit, lirohet për qarkullim rruga Ferizaj-Gjilan
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Sunday, January 11
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Goranët dhe torbeshët në optikën boshnjake: Një analizë kritike e tekstit të Esad Rahiqit

    Goranët dhe torbeshët në optikën boshnjake: Një analizë kritike e tekstit të Esad Rahiqit

    korrektpressBy korrektpressJanuary 10, 2026 Boshnjakët 4 Mins Read
    Goranët dhe torbeshët në optikën boshnjake: Një analizë kritike e tekstit të Esad Rahiqit
    Goranët dhe torbeshët në optikën boshnjake: Një analizë kritike e tekstit të Esad Rahiqit
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nga: Ismet Azizi

    Në vitet e fundit, në diskursin akademik dhe politik boshnjak është shfaqur një prirje e fortë për të integruar komunitetet myslimane joshqiptare të Ballkanit – si goranët në Kosovë, torbeshët në Maqedoni dhe pomakët në Bullgari – në një identitet të përbashkët boshnjak. Një shembull i qartë i kësaj tendence është teksti i Esad Rahiqit [Rahić], i cili përpiqet të vendosë një vijë të drejtë historike nga bogumilët mesjetarë deri te boshnjakët e sotëm. Ky artikull synon të japë një analizë kritike të këtij teksti, duke evidentuar mungesat, shtrembërimet dhe anshmëritë e tij, sidomos në raport me elementin shqiptar dhe proceset e shumanshme të asimilimit.

    Rahiqi pohon se identiteti “goranc” është shpikje e regjimit të Milosheviqit [Milošević] dhe e SANU-së [Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve], për t’i ndarë goranët nga “trupi boshnjak”.[1] Edhe pse kjo është pjesërisht e vërtetë, ai harron se edhe kategoria “Musliman” (1971-1991) edhe “Boshnjak” (pas 1993) janë po aq konstrukte politike të krijuara nga shteti jugosllav dhe më pas të përvetësuara nga elitat boshnjake. Pra, “gorancët” nuk janë më shumë të shpikur se “muslimanët” apo “boshnjakët”.

    Në tekst, shqiptarët paraqiten vetëm si “plaçkitës” të bagëtive të goranëve në shek. XIX. Autori mohon faktin se shumë fshatra të Lumës dhe Opojës u shqiptarizuan në shek. XVIII-XIX, dhe se pas vitit 1912 shqiptarët e Gorës shpesh u regjistruan si “turq” ose “muslimanë” për shkak të presionit administrativ serb. Kështu, Rahiqi e zhduk elementin shqiptar nga historia e Gorës, duke e zëvendësuar me një narrativë boshnjakizuese.

    Një nga shtyllat e tekstit është pretendimi se termi “Torbesh” rrjedh nga bogumilizmi mesjetar dhe dëshmon për vazhdimësinë e këtij komuniteti deri te boshnjakët e sotëm. Në realitet, kjo është një tezë ideologjike:

    – nuk ka dëshmi që termi “Torbesh” të përdorej për bogumilët para osmanëve;
    – shumica e studiuesve e shohin islamizimin e goranëve si proces tipik të periudhës osmane, jo si vijimësi të herezive mesjetare;
    – përdorimi i bogumilizmit synon të krijojë një “antigjenezë” që legjitimon boshnjakizimin.

    Rahiqi nënvizon elementet sllave dhe romane në gjuhën e goranëve, por nuk përmend huazimet nga shqipja, të cilat janë të shumta dhe tregojnë bashkëjetesë të gjatë me shqiptarët.

    Kur flet për ndryshimin e mbiemrave, ai flet për “albanizim”, por faktet tregojnë të kundërtën: mbiemrat janë serbizuar (–ić) ose turqizuar (–ler, –lar, –oğlu) në periudha të caktuara, sidomos gjatë shpërnguljeve për në Turqi në vitet 1950-1960. Teza e “albanizimit” është shtrembërim.

    Autori sjell me meritë dëshmi të dhunës serbe gjatë vitit 1912-1913, përfshirë masakrat në Restelicë, Krushevë e Brod, duke cituar edhe Dimitrije Tucoviqin [Tucović]. Por, ai shmang theksimin se viktimat kryesore ishin shqiptarët myslimanë, të cilët shpesh ishin fqinj dhe të lidhur me goranët.

    Po ashtu, Masakra e Tivarit (1945) reduktohet nga autori vetëm në “shtatë banorë të Gorës”, kur dihet se aty u vranë mijëra shqiptarë dhe boshnjakë nga Kosova dhe Sanxhaku.

    Teksti mbyllet me thirrjen: “Propozoj që të mbetemi një popull”. Ky nuk është konstatim shkencor, por një platformë politike për boshnjakizimin e goranëve dhe torbeshëve. Krahasimi me boshnjakët e Sanxhakut është i gabuar: atje procesi kryesor ishte asimilimi i shqiptarëve myslimanë, jo ruajtja e ndonjë identiteti “boshnjak” të hershëm.

    Teksti i Esad Rahiqit është më shumë një ese ideologjike sesa studim shkencor. Ai synon të legjitimojë një projekt boshnjakizues, duke minimizuar elementin shqiptar, duke abuzuar me konceptin e bogumilizmit dhe duke anashkaluar proceset e serbizimit e turqizimit.

    Në realitet, goranët janë një komunitet i ndërlikuar ballkanik, me shtresa sllave, shqiptare, turke, vllahe dhe orientale. Historia e tyre nuk mund të reduktohet në një “degë të boshnjakëve”. Çdo përpjekje për t’u imponuar një identitet të vetëm është pjesë e politikave të asimilimit – qoftë serbe, maqedonase apo boshnjake – të cilat kanë cenuar gjithmonë autenticitetin e tyre historik. /Telegrafi/

    ________________

    [1] Rahić, Esad. “Gorani ili goranci – narod u rasijanju.” [Goranët ose garancët: Një popull i shkapërderdhur] Stav 17 tetor 2019: 58-63.

    TË TJERA

    Hajrullahu: Vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje për presidentin, Haxhiu pritet të jetë kryetare e Kuvendit

    Përmbytjet në Kosovë në sy të mediave botërore

    Si po instrumentalizohet feja në pretendimet e Serbisë kundër Kosovës

    “Miqësia për shkak të Kosovës”, Vuçiq nuk heq dorë nga “shoku” Maduro

    Vjen reagimi i Zagrebit zyrtar pasi Vuçiq përmendi sërish “aleancën ushtarake midis Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë”

    I kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar ekstradohet nga Kosova në Turqi

    ​Brey: Vuçiq në rolin e viktimës, akuzon tërë rajonin për “gjueti shtrigash” dhe fushatë kundër Serbisë

    LEXO GJITHASHTU

    “Bllok” në Sllatinë, kolona të gjata në rrugën Pejë – Prishtinë

    January 11, 2026

    Nëna e Brikenës reagon për herë të parë për raportin e saj me Mateon: Nuk kanë pasur plane për fejesë

    January 11, 2026

    Jennifer Lawrence zbulon se kishte dëshiruar rolin që bëri të famshme Emma Stone

    January 11, 2026

    Raportime për shkelje masive të të dhënave në Instagram, dyshime për ekspozim të informacioneve personale të mbi 17 milionë përdoruesve

    January 11, 2026
    TË TJERA

    Dalja e votuesve deri në orën 15:00 është 18.18%

    January 11, 2026

    Igli Tare konfirmon: Maignan dëshiron të qëndrojë, pritshmëri të mëdha për Jasharin

    January 11, 2026

    Vërshime dhe evakuime në disa komuna në Kosovë, AME publikon raportin e fundit nga reshjet dhe intervenimet

    January 11, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.