KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ligji për Specialen, vjen reagimi nga Ambasada Britanike

Ligji për Specialen, vjen reagimi nga Ambasada Britanike

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur shqetësimin lidhur me synimin e Kuvendit të Kosovës për të votuar sërish ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Në një deklaratë, Britania e Madhe vlerëson se ndryshimet e propozuara nuk do t’i shërbejnë interesave thelbësore të Kosovës, ndërsa paralajmëron se ato mund të dëmtojnë marrëdhëniet e vendit me partnerët dhe mbështetësit ndërkombëtarë.

Postimi i plotë:

Mbretëria e Bashkuar ka marrë shënim për synimin e Kuvendit të Kosovës që të votojë sërish për ligjin që ndryshon dhe plotëson Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Ne kemi shqetësimin se ndryshimet e propozuara nuk do t’u shërbejnë interesave thelbësore të Kosovës dhe do të dëmtojnë marrëdhëniet e saj me partnerët dhe mbështetësit ndërkombëtarë.

Kemi marrë plotësisht parasysh reagimet dhe ndjenjat e forta të krijuara pas aktgjykimeve të fundit. Besojmë se qëllimet e Kosovës mund të arrihen më së miri duke siguruar që vendi të vazhdojë të respektojë zotimet e tij ndërkombëtare dhe përkushtimin ndaj llogaridhënies, drejtësisë dhe sundimit të ligjit.

Ne inkurajojmë Kuvendin që të marrë kohën e nevojshme për konsultime të mëtejshme, si brenda vendit, ashtu edhe me Bashkimin Evropian dhe aleatët e tjerë ndërkombëtarë, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje më e mirë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.