KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ambasada italiane reagon për Ligjin e Speciales: Nevojiten konsultime, na vjen keq që s’janë zhvilluar

Ambasada italiane reagon për Ligjin e Speciales: Nevojiten konsultime, na vjen keq që s’janë zhvilluar

Ambasada e Italisë, është shprehur e shqetësuar me e mundësinë që Kuvendi i Kosovës të votojë nesër ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Në reagim thuhet se ndryshimet ‘’ propozuara ngrenë shqetësime serioze lidhur me përmbushjen e zotimeve ndërkombëtare të Kosovës dhe respektimin e parimeve themelore të sundimit të ligjit’’.

‘’Që nga kthimi i ligjit në Kuvendin e Kosovës për rishqyrtim, ne kemi qenë aktivë në përcjelljen e shqetësimeve dhe pritshmërive tona tek autoritetet e Kosovës. Kjo përfshin edhe nevojën për konsultime paraprake para miratimit të çfarëdo ndryshimi, në përputhje me zotimet ndërkombëtare të Kosovës’’, thuhet mes tjerash nga ambasada italiane.

Postimi i plotë:

Ne shprehim shqetësimin tonë lidhur me votimin e mundshëm që pritet të mbahet nesër për ligjin që ndryshon dhe plotëson Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Ndryshimet e propozuara ngrenë shqetësime serioze lidhur me përmbushjen e zotimeve ndërkombëtare të Kosovës dhe respektimin e parimeve themelore të sundimit të ligjit, veçanërisht pavarësinë e gjyqësorit, mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve, vazhdimësinë e të drejtave procedurale dhe llogaridhënien efektive. Këto ndryshime gjithashtu ngrenë pikëpyetje lidhur me kushtetutshmërinë e tyre.

Që nga kthimi i ligjit në Kuvendin e Kosovës për rishqyrtim, ne kemi qenë aktivë në përcjelljen e shqetësimeve dhe pritshmërive tona tek autoritetet e Kosovës.

Kjo përfshin edhe nevojën për konsultime paraprake para miratimit të çfarëdo ndryshimi, në përputhje me zotimet ndërkombëtare të Kosovës.

Na vjen keq që këto konsultime ende nuk janë zhvilluar. Ligji në formën aktuale nuk do t’u shërbejë as interesave të Kosovës dhe as interesave të individëve që së fundmi janë dënuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.