KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aksionet e Nvidia bien ndjeshëm ndërsa Jensen Huang largohet nga posti i Drejtorit Ekzekutiv

Aksionet e Nvidia bien ndjeshëm ndërsa Jensen Huang largohet nga posti i Drejtorit Ekzekutiv

Aksionet e Nvidia ranë me më shumë se 13% në hapjen e tregut të enjten, pasi kompania njoftoi se bashkëthemeluesi dhe drejtori ekzekutiv (CEO), Jensen Huang, po largohet nga detyra.

Bordi i kompanisë deklaroi se Huang është larguar nga pozitat e presidentit, drejtorit ekzekutiv dhe anëtarit të bordit, me efekt të menjëhershëm.

Drejtoresha financiare, Colette Kress, do të shërbejë si drejtore ekzekutive e përkohshme, duke ruajtur njëkohësisht rolin e saj në financa.

Ndërkohë, bordi do të shqyrtojë kandidatë të brendshëm dhe të jashtëm për një zëvendësim të përhershëm, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Bordi i kompanisë u mblodh vonë të mërkurën (sipas orës në SHBA) për të diskutuar largimin e Huang-ut, pas raportimeve për dy lidhje jashtëmartesore, përfshirë një me një grua për të cilën autoritetet amerikane dyshojnë se ka spiunuar për llogari të Kinës.

Aksionet e Nvidia rikuperuan një pjesë të humbjeve menjëherë pas hapjes së tregut, duke shënuar një rënie prej 7%.

Rënia e thellë e aksioneve të Nvidia ndikoi në uljen e tregut amerikan, duke kërcënuar vrullin e inteligjencës artificiale (AI) – një fenomen që vitet e fundit e ka çuar Wall Street-in në nivele rekord. Indeksi S&P 500 ra me 0,7% të enjten.

Dobësimi i aksioneve të lidhura me inteligjencën artificiale bëri që indeksi Nasdaq Composite të ulej me 1,5%, ndërsa indeksi Dow Jones Industrial Average u rrit me 127 pikë.

Prodhuesi i çipeve, i cili ndodhet në qendër të bumit global të inteligjencës artificiale, ka humbur pothuajse 600 miliardë dollarë (541 miliardë euro) nga vlera e tij e tregut që kur dolën raportimet për lidhjen e Huang-ut me një grua të dyshuar për spiunazh në favor të Kinës.

Analistët parashikojnë se kompania mund të pësojë humbje të mëtejshme.

Ben Barringer, kreu i kërkimeve teknologjike në “Quilter Cheviot”, u shpreh: “Ky është një moment i rëndësishëm për tregjet financiare në përgjithësi, duke pasur parasysh ndikimin e madh që kishte Huang dhe faktin se ai e shndërroi Nvidia-n në kompaninë më të vlefshme dhe më me ndikim në botë”.

Huang, i cili ishte bashkëthemelues i Nvidia-s në vitin 1993, është bërë sinonim i vetë kompanisë.

Dominimi i saj në tregun e çipeve që përdoren për trajnimin e modeleve të inteligjencës artificiale e ka bërë Nvidia-n simbolin kryesor të bumit në këtë fushë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.