Real Madridi po shqyrton mundësinë e largimit të deri në katër futbollistëve gjatë afatit kalimtar të janarit 2027.
Sipas gazetarit Miguel Serrano, në listën e lojtarëve që mund të largohen janë Raul Asencio, Thiago Pitarch, Trent Alexander-Arnold dhe Endrick. Drejtuesit madrilenë nuk planifikojnë të transferojnë futbollistë të rinj pa realizuar fillimisht disa largime, qëndrim që mbështetet edhe nga trajneri Jose Mourinho.
Rasti i Asencios është më i mundshmi për një largim, pasi klubi është i gatshëm të dëgjojë ofertat për mbrojtësin. Ndërkohë, Pitarch mund të largohet në formë huazimi për të fituar më shumë minuta, pasi nuk po gjen hapësira të mjaftueshme në planet e trajnerit portugez.
Në listë është edhe Alexander-Arnold, i cili ka humbur vendin në formacion, ndërsa konkurrenca në krahun e djathtë është rritur. Situatë të ngjashme ka edhe Endrick, i cili dëshiron më shumë minuta, por Mourinho nuk dëshiron ta lejojë largimin e tij, pasi e konsideron alternativë të rëndësishme për Kylian Mbappen.
Ndërkohë, situata mund të ndryshojë edhe nëse Camavinga ose Brahim Diaz kërkojnë largimin. Mourinho ka bërë të qartë se në rast të largimit të ndonjërit prej tyre, klubi duhet të sigurojë fillimisht një përforcim në atë pozitë. Afati kalimtar dimëror në Spanjë hapet më 2 janar dhe mbyllet më 2 shkurt. /IndeksOnline/

