KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Dashuria për Barcelonën nuk njeh kufij, tifozët mund të prehen në Camp Nou

Dashuria për Barcelonën nuk njeh kufij, tifozët mund të prehen në Camp Nou

Për tifozët e Barcelonës dashuria për klubin mund të vazhdojë edhe përtej jetës.

Gjiganti katalonjas ka prezantuar “Memorial FC Barcelona”, një projekt që do t’u mundësojë përkrahësve të vendosin hirin e tyre në një hapësirë të veçantë brenda stadiumit Camp Nou.

Projekti do të ketë kapacitet për 26 mijë urna dhe 9 mijë pllaka përkujtimore. Për një vend 10-vjeçar kërkohen 2.490 euro, ndërsa për 50 vjet çmimi arrin në 6.000 euro, pa përfshirë mirëmbajtjen vjetore.

Hapësira do të ketë murale me momente historike të klubit, ndriçim LED dhe elemente përkujtimore.

Sipas Barcelonës, ky projekt synon të ruajë lidhjen emocionale mes klubit dhe miliona tifozëve të tij.

Interesimi tashmë është i madh, me mbi 1.000 tifozë që kanë rezervuar vendet e tyre. Projekti pritet të përfundojë në fund të vitit 2027 dhe do të jetë një prej memorialëve më të mëdhenj të këtij lloji në stadiumet e futbollit. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.