KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Cassano për Edon Zhegrovën: Është lojtar vetëm gjysmëorësh

Cassano për Edon Zhegrovën: Është lojtar vetëm gjysmëorësh

Ish-futbollisti italian Antonio Cassano e ka kritikuar Edon Zhegrovën, duke e vënë në pikëpyetje aftësinë e përfaqësuesit të Kosovës për të dhënë kontribut të vazhdueshëm te Juventusi.

Duke folur në emisionin “Viva El Futbol”, Cassano e përfshiu Zhegrovën në mesin e lojtarëve që, sipas tij, mund të jenë të dobishëm vetëm për një pjesë të shkurtër të ndeshjes, përcjell gazeta “Express”.

“Boga dhe Zhegrova janë lojtarë klasikë për gjysmë ore lojë”, deklaroi ish-sulmuesi italian.

Zhegrova iu bashkua Juventusit nga Lille në vitin 2025, por ende nuk ka arritur të sigurojë një vend në formacionin titullar.

Megjithatë, këtë sezon në Serie A ka regjistruar dy gola dhe dy asistime, ndonëse vazhdon të inkuadrohet në lojë në pjesën e dytë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.