KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Raphinha në ndjekje të Këpucës së Artë, Mbappe dhe Yamal pas tij

Raphinha në ndjekje të Këpucës së Artë, Mbappe dhe Yamal pas tij

Sulmuesi i Barcelonës, Raphinha, po konfirmohet si njëri prej favoritëve për Këpucën e Artë evropiane.

Me 15 gola në kampionat, braziliani ka arritur në kuotën e 30 pikëve dhe ndodhet vetëm një pikë larg kreut të përgjithshëm.

Vendin e parë aktualisht e mban Ede Oloko i Liepajas me 31 pikë, falë 31 golave të realizuar në kampionatin letonez.

Megjithatë, për shkak të sistemit të pikëzimit, ku golat në pesë ligat kryesore evropiane vlejnë dy pikë, Raphinha është shumë pranë kalimit në pozitën e parë.

Braziliani është gjithashtu vetëm tri realizime larg rekordit të tij personal në kampionatin spanjoll.

Pas tij në renditjen e ligave të mëdha vjen Kylian Mbappe me 13 gola, ndërsa bashkëlojtari i tij te Barcelona, Lamine Yamal, ka realizuar 10.

Renditja e përgjithshme dëshmon formën fantastike të sulmuesit katalanas, i cili synon ta shndërrojë këtë sezon në një nga më të mirët e karrierës së tij. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.