KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Harry Kane e synon një tjetër rekord, por e zbulon ëndrrën më të madhe me Anglinë

Harry Kane e synon një tjetër rekord, por e zbulon ëndrrën më të madhe me Anglinë

Harry Kane është gati për një natë historike me përfaqësuesen e Anglisë.

Sulmuesi i Bayern Munichut do të bëhet futbollisti me më së shumti paraqitje në historinë e kombëtares angleze, duke arritur në kuotën e 126 ndeshjeve, një më shumë se Peter Shilton.

Rekordi pritet të thyhet në përballjen ndaj Kroacisë në Wembley, ku Kane do të prezantojë para tifozëve edhe trofeun e Topit të Artë, të cilin e fitoi në muajin tetor.

“Pa dyshim, ky është një nga arritjet më të mëdha të karrierës sime. Tregon vazhdimësinë në nivelin më të lartë dhe përkushtimin tim”, deklaroi sulmuesi.

Kane tashmë është golashënuesi më i mirë në historinë e Anglisë, me 91 gola, pasi kishte kaluar rekordin e Wayne Rooneyt prej 53 realizimeve në vitin 2023. Objektivi i radhës është arritja e 100 golave me kombëtaren.

Megjithatë, ëndrra e tij më e madhe mbetet fitimi i një trofeu të rëndësishëm me Anglinë.

"Të fitoj një trofe me Anglinë është ëndrra ime më e madhe. E di sa e vështirë është, por jam jashtëzakonisht i motivuar për ta arritur këtë”, përfundoi Kane. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.