Ilkay Gündogan mund të largohet nga Galatasaray gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mesfushori gjerman nuk po arrin të gjejë hapësirën e dëshiruar nën drejtimin e trajnerit Okan Buruk dhe mund të vazhdojë karrierën në një tjetër skuadër të Stambollit.
Sipas raportimeve të mediave turke, në shërbimet e tij është interesuar Basaksehiri, i cili synon ta përforcojë skuadrën gjatë afatit kalimtar dimëror.
Madje, sipas Tuttomercatoweb, klubi i ka nisur lëvizjet për ta siguruar transferimin e tij.
Sezoni i dytë i Gündoganit te Galatasaray nuk po shkon aspak mirë.
Pas një edicioni të kaluar me 38 paraqitje, dy gola dhe pesë asistime, këtë sezon ai ka regjistruar vetëm 74 minuta në pesë ndeshje në kampionat dhe Ligën e Kampionëve.
Një kalim te Basaksehiri do t'i mundësonte ish-mesfushorit të Manchester Cityt të vazhdonte të jetonte në Stamboll, por me mundësinë për të pasur më shumë minuta në fushë. /Zëri

