Zinedine Zidane nuk e fsheh dëshirën për t'u rikthyer te Juventusi, këtë herë në rolin e trajnerit.
Përzgjedhësi i Francës ka deklaruar se do të dëshironte një ditë të ulej në stolin e skuadrës bardhezi, aty ku kishte kaluar një pjesë të rëndësishme të karrierës si futbollist.
“Do të më pëlqente ta drejtoja Juventusin? Po, pse jo. Nuk i dihet asnjëherë, por një ditë do të më pëlqente, nëse vazhdoj të jem trajner”, deklaroi Zidane në konferencën për shtyp para ndeshjes Francë – Itali.
Legjenda franceze foli me shumë respekt edhe për ish-trajnerin e tij, Marcello Lippi, duke theksuar se ai kishte ndikim të madh në zhvillimin e tij si futbollist
“Në fillim nuk luaja mirë, tifozët dhe mediat nuk më donin shumë. Kam vuajtur pak, por Lippi më tha se do të luaja te Juventusi. Atij i detyrohem gjithçka”, u shpreh ai.
Zidane kujtoi gjithashtu se nga futbolli italian kishte mësuar shumë në aspektin taktik.
Ai theksoi se Lippi ishte një mësues i vërtetë për të dhe se besimi që trajneri italian i kishte dhënë në Torino e ndihmoi të rritej si futbollist. /Zëri

