KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

“Jemi të përgatitur për Izraelin”, Lindrit Kamberi optimist për sfidën: Besoj në rezultat pozitiv

“Jemi të përgatitur për Izraelin”, Lindrit Kamberi optimist për sfidën: Besoj në rezultat pozitiv

Lojtari më i ri i Kosovës Lindrit Kamberi thotë se stërvitjet kanë shkuar për mrekulli dhe që mund të marrim rezultat pozitiv me Izraelin.

“Dardanët” të shtunën nga ora 15:00 do të përballen me izraelitët në “Fadil Vokrri”, ndërsa synimi është vetëm fitorja.

Kamberi, që është një prej tri prurjeve të reja, për faqen zyrtare të FFK-së deklaroi se stërvitjet po shkojnë mirë dhe që atmosfera është fantastike.

“Më kanë pritur shumë mirë, shumicën e lojtarëve i kam njohur. Shumicën tjetër i kam parë në televizion, ka qenë shumë pozitive. Stërvitjet kanë qenë shumë të mira, jemi përgatit për Izraelin si në aspektin defansiv edhe ofansiv. Besoj që jemi të përgatitur të shtunën”.

“Besoj se në shtëpi do të jetë ndryshe nëse krahasohet me lojën e kaluar. Ata kanë me provu ta japin maksimumin dhe ne duhet të jemi gati. Kemi kohë edhe tre ditë për t’u përgatitur sa më mirë. Besoj që në fund ka me dalë pozitive për neve”.

Ndërkohë, kujtojmë – Kosova ka nevojë për së paku katër pikë në këto dy ndeshje për ta siguruar pozitën e dytë në grupin B3./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.