KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Lindrit Kamberi flet pas ftesës së parë te Kosova: Jemi përgatitur mirë për Izraelin

Lindrit Kamberi flet pas ftesës së parë te Kosova: Jemi përgatitur mirë për Izraelin

Lindrit Kamberi është një nga futbollistët që ka marrë ftesën e parë në Kombëtaren e Kosovës për dy ndeshjet e radhës në UEFA Nations League, ndaj Izraelit dhe Irlandës.

Pas stërvitjes me Dardanët, mbrojtësi ka treguar se është pritur shumë mirë nga bashkëlojtarët, shumicën e të cilëve i njihte edhe më parë nga paraqitjet e tyre në futbollin ndërkombëtar, shkruan Indeksonline

“Më kanë pritur shumë mirë. Shumicën e lojtarëve i kam njohur, shumicën prej tyre i kam parë në televizor”, ka deklaruar Kamberi.

Ai ka vlerësuar edhe përgatitjet e skuadrës nën drejtimin e përzgjedhësit, duke theksuar se është punuar në të dy fazat e lojës, atë defensive dhe offensive.

“Trajneri na ka përgatitur mirë për ndeshjen ndaj Izraelit, në anën defansive dhe në anën ofansive”, u shpreh ai.

Kamberi pret një ndeshje të vështirë, por beson se Kosova do të jetë e gatshme për sfidën në shtëpi.

“Në shtëpi do të jetë ndryshe. Ata do të japin maksimumin, por ne duhet të jemi të përgatitur. Kemi ende kohë për t’u përgatitur sa më mirë dhe besoj se do të jetë pozitive për ne”, përfundoi mbrojtësi.

Kosova do të përballet me Izraelin të shtunën, nga ora 15:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa tri ditë më vonë do të luajë ndaj Irlandës në kuadër të UEFA Nations League./Indeksonline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.