Steven Gerrard ka lëvduar shumë Lamine Yamal, duke pretenduar se ylli i ri i Barcelonës është më i avancuar në zhvillimin e tij sesa Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo në të njëjtën moshë.
Legjenda e Liverpoolit foli për The Overlap Daily dhe u impresionua nga cilësitë e tij individuale, lëvizja dhe pjekuria.
Gerrard tha se para ndeshjes, Yamal i ishte afruar dhe e kishte përqafuar – një gjest që i la një përshtypje të madhe.
Anglezi më pas u përqendrua te performanca e talentit spanjoll: “Më pëlqeu ta shikoja nga afër. Lëvizja e tij, mënyra se si i tërheq lojtarët drejt vetes, shpejtësia me të cilën përballon situatat një-me-një dhe loja e tij e kombinuar – të gjitha janë mbresëlënëse.”
“Ai bën gjëra në fushë që nuk i kam parë kurrë nga një lojtar 19-vjeçar. Kam luajtur kundër Messit dhe Ronaldos kur ishin të rinj dhe mendoj se Lamine është përpara tyre në të njëjtën fazë”, tha ai.
/GazetaBlic Sport

