KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Ait-Nouri drejt Juventusit, Spalletti e kërkon në janar nga Manchester City

Ait-Nouri drejt Juventusit, Spalletti e kërkon në janar nga Manchester City

Juventusi po përgatit një lëvizje për merkaton e janarit dhe në krye të listës së dëshirave është Rayan Ait-Nouri i Manchester Cityt.

Sipas raportimeve të La Gazzetta dello Sport, mbrojtësi i majtë algjerian është objektivi kryesor i bardhezinjve për të përforcuar krahun e majtë të mbrojtjes. Ait-Nouri nuk po gjen hapësirat e dëshiruara në skuadrën e Enzo Marescas, me shumë pak minuta në dispozicion gjatë këtij sezoni.

Juventusi synon ta transferojë 25-vjeçarin në formë huazimi në afatin kalimtar të janarit, me mundësi blerjeje në fund të sezonit. Luciano Spalletti e sheh atë si një përforcim të rëndësishëm, i cili do t'i jepte më shumë alternativa në krahun e majtë dhe do t'i lejonte Andrea Cambiasos të kishte më shumë konkurrencë.

Megjithatë, realizimi i marrëveshjes mund të varet edhe nga largimi i Juan Cabalit. Në listën e alternativave të Juventusit për këtë pozitë janë edhe Nicolas Tagliafico dhe Maxi Araujo.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.