KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Raporti i Progresit, Bajrami: Për 960 ditë Kosova ishte nën masa ndëshkuese, sot flisni për progres

Raporti i Progresit, Bajrami: Për 960 ditë Kosova ishte nën masa ndëshkuese, sot flisni për progres

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës gjatë diskutimit për Raportin e Progresit.

Ajo ka thënë se gjatë 960 ditëve të qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje, Kosova ka qenë nën masa ndëshkuese, duke ngritur çështjen e kostos që ato i kanë shkaktuar vendit.

Bajrami ka deklaruar se, sipas saj, Raporti i Progresit nuk evidenton asnjë përparim në asnjë fushë, njofton Klankosova.tv.

Ajo ka përmendur edhe rezultatet e testit PISA.

“Dhe sot keni fytyrë të na flisni për progres. Ky raport nuk shënon as edhe një progres në asnjë fushë të vetme”, ka thënë Bajrami, duke pyetur se çfarë progresi përfaqësojnë rezultatet e PISA-s.

Kësisoj ajo komentoi edhe fjalimin e deputetes së VV-së, Liza Gashi e cila përmendi reformat dhe progresin.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.