Rruga “Malush Kosova” është përfshirë nga vërshimet, pas reshjeve të sotme të shiut.
Kjo ka bërë që, qysh prej mëngjesit, banorët e kësaj rruge të kenë vështirësi në qarkullim, raporton IndeksOnline.
Asamblisti Enver Redenica deklaroi se çdo shi që bie në Prishtinë ndikon në bllokimin e një rruge.
“Të drejtën me thënë, çdo shi që bie në Prishtinë e bllokon një rrugë të caktume, në këtë rast, është “Malush Kosova”. Është vërtet për çudi, që në vitin 2027, në buxhet, Përparim Rama nuk ka nda asnjë cent për vërshimet që ndodhin në Prishtinë”, tha Redenica.
Nga ana tjetër, drejtori i Emergjencave, Lulzim Fushtica, ka thënë për IndeksOnline se ekipi emergjent, porsa ka pranuar informatën për situatën në fjalë, është organizuar për adresimin e saj.
“E kemi marrë numrin e palës, tash qendra operative e kontakton palën dhe dakordohemi se ku është problemi. Është numri që punon 24/7. Është qendra operative emergjente që pranon të gjitha këto raste. Është 080012233 dhe 080012244. Operatorët punojnë 24 orë dhe e pranojnë çdo rast emergjent që ka në qytet” tha Fushtica.
Ky është materiali i plotë:

