Ministri Hekuran Murati është përballur me kritika në mbledhjen e komisionit për Buxhet lidhur me situatën ekonomike në vend.
Murati, ka thënë se është ‘’problem’’ rritja e kostos së jetesës në Kosovë, porse, kjo ka ndodhur për shkak të luftës në Ukrainë dhe bllokadës në Ngushticën e Hurmuzit.
“Sa i përket inflacionit, duhet të them që patjetër është problem rritja e kostos së jetesës edhe në Kosovë, sikurse në të gjitha vendet tjera të botës. Dhe kjo ka kryesisht dy shkaktarë, fillimisht ishte lufta në Ukrainë e cila ndikoi në tronditje globale të çmimeve të energjisë dhe ushqimeve. Dhe tash se fundi kemi edhe valën e re që vjen si rezultat i konfliktit në gjirin Persik, ku për shkak të bllokadës së ngushticës së Hurmuzit ka pasur një tronditje globale sa i përket furnizimit me derivate dhe energji. E kjo ndikon në valë të re të rritjes së çmimeve gjithandej botës. Është fenomen që ndodh në të gjitha shtetet e botës. Si qeveri çfarë jemi munduar të bëjmë është tu qëndrojmë qytetarëve afër.”, ka thënë ai.

