Jacobo Ramón është një nga emrat surprizë të Spanjës për listën e nëntorit.
Qendërmbrojtësi i Comos ka marr ftesën e De La Fuentes, gjë të cilën nuk mund ta besonte.
“Po pushoja në shtëpi kur papritmas më telefonoi Assane Diao duke bërtitur. E pyeta se çfarë kishte ndodhur dhe ai më tha të shikoja foton që më kishte dërguar. Ishte lista e skuadrës. Në fillim mendova se po më ngacmonte, por kontrollova orën dhe ishte pikërisht kur lista u publikua. Kështu që mendova se do të duhej t’i besoja fjalës së tij. Isha shumë i lumtur. E dija që isha në listën e ngushtë dhe se kisha një shans, por nuk u ndala shumë tek kjo. Për mua, kjo është një dhuratë. Nëse do t’ia kisha dalë mbanë, shkëlqyeshëm, dhe nëse jo, rruga ime do të kishte mbetur e njëjtë. Falë zotit, më në fund e kam këtë mundësi” ka thënë Ramon./Indeksonline/

