KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia

Rrjedhje gazi është regjistruar në një furrë buke në fshatin Qënas në Fier. Policia ka dalë me një njoftim zyrtar teksa bën me dije se ngjarja është regjistruar rreth orës 06:00.

Si pasojë e rrjedhjes së bombulës së gazit, dy persona janë asfiksuar dhe kanë marrë ndihmë mjekësore në spital. Policia bën me dije se dy burrat ishin punonjës të furrës teksa po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Fier/Informacion paraprak. Rreth orës 06:00, në një furrë buke në fshatin Qënas, Fier, dyshohet se ka pasur rrjedhje gazi nga rubineti i bombulës së gazit.

Si pasojë, janë asfiksuar nga gazi shtetasit A. K., 62 vjeç dhe I. H., 56 vjeç, të dy punonjës në këtë furrë buke, të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia. /euronews/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.