KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Kryhet me sukses operacioni për heqjen e tumorit të lëkurës dhe rekonstruksionin e defektit në Spitalin e Mitrovicës

Kryhet me sukses operacioni për heqjen e tumorit të lëkurës dhe rekonstruksionin e defektit në Spitalin e Mitrovicës

Spitali i Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, ka njoftuar se bashkëpunimi mes mjekëve të Otorinolaringologjisë dhe kirurgëve maksilofaciale të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka mundësuar kryerjen me sukses të një operacioni, heqjen e tumorit të lëkurës dhe rekonstruksionin e defektit.

Procedura e njohur si flape lokale (përdorimi i indit të shëndoshë nga zonat përreth për të mbuluar dhe mbyllur me sukses plagën pas heqjes së tumorit).

​Për operacione të tilla, pacientët në shumë raste janë detyruar të referohen në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

“​Ekipi operativ që kreu operacionin:

​Dr. Artan Haxhiu – Specialist i Otorinolaringologjisë

​Dr. Besim Neziri – Specialist i Kirurgjisë Maksilofaciale

​Dr. Enis Voca – Specialist i Kirurgjisë Maksilofaciale

​Sadete Xhemajli – Infermiere/Instrumentare

​Merita Beqiri – Infermiere/Instrumentare”, ka njoftuar Spitali.

Ata kanë njoftuar se të gjithë pacientët që kanë nevojë për konsultime dhe ndërhyrje kirurgjike, mund të konsultohen me mjekët çdo ditë pune me udhëzim paraprak nga mjeku familjar. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.