Blerim Reka, ambasador dhe shef i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, ka pritur në takim regjisoren Blerta Basholli dhe producentin Valon Bajgora, ekipin e filmit “DUA”, i cili është propozimi zyrtar i Kosovës për çmimin Oscar në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”.
Përmes një postimi, Reka ka bërë me dije se gjatë këtij muaji filmi “DUA” do të shfaqet para publikut në Nju-Jork.
Ai ka vlerësuar se filmi sjell një rrëfim të fuqishëm, që i jep zë kujtesës së Kosovës dhe e përcjell atë përtej kufijve.
Sipas Rekës, përmes talentit dhe përkushtimit, ekipi i filmit “DUA” po dëshmon se artistët kosovarë janë ambasadorë të vendit në botë.
Ambasadori i ka uruar ekipit suksese në rrugëtimin drejt Oscar-it.

