Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York do të jetë e mbyllur të mërkurën, më 11 nëntor 2026, për shkak të festës zyrtare amerikane, Ditës së Veteranëve (Veterans Day).
Përmes një njoftimi publik, Konsullata u është drejtuar bashkatdhetarëve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i njoftuar për ndërprerjen e shërbimeve gjatë kësaj dite, shkruan Telegrafi.
Ndërkohë, për raste emergjente konsullore, qytetarët mund të kontaktojnë në numrin e telefonit +1 (631) 894-2447.
Konsullata ka bërë të ditur se ky numër është i dedikuar vetëm për raste emergjente jashtë orarit të rregullt të punës.
Në fund të njoftimit, përfaqësia diplomatike e Kosovës në New York ka falënderuar bashkatdhetarët për mirëkuptimin./Telegrafi/

