KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Alban Krasniqi: Dauti kurrsesi ta gëlltisë faktin që Radojiçiq humbi e nuk kthehet më

Alban Krasniqi: Dauti kurrsesi ta gëlltisë faktin që Radojiçiq humbi e nuk kthehet më

Ish anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor, bashkëshorti i kryetares së Kuvendit të Kosovës, Alban Krasniqi ka vazhduar që të shkruajë në drejtim të ish-deputetit Daut Haradinaj.

Këtë herë ai i është drejtuar Haradinajt në lidhje me kryekriminelin serb, Milan Radojiciq.

Krasniqi madje tha se “Dauti kurrsesi ta gëlltisë faktin që Radojiçiq humbi e nuk kthehet më, apo edhe mund të “kthehet” në burgun e sigurisë së lartë, e pastaj nisë këndon para prokurorisë, e ec e dije ndonjë varg e ka të rezervuar për miqësinë me Ramushin kur e ndanin pushtetin dhe kontrollin mbi Kosovën”.

Në vazhdimësi përgjatë muajve të fundit Alban Krasniqi pati shkrime në lidhje me Haradinajt dhe Sami Lushtakun.

Ai ndër të tjerash deklaronte se Daut Haradinaj e Sami Lushtaku kanë më e “puth tokën e Kosovës nga arrestimi për veprat e tyre kriminale”.

“Dauti e ka me ligjin për byronë e konfiskimit të pasurisë së fituar me haraq dhe krim ordiner.E krimi nuk vjetërohet e as nuk mbulohet nën kauzën e UÇK.Tipat si ky janë modeli i mercenarizmit  të pasluftës.Njerëz të paprekshëm që kanë krijuar norma paralele dhe jetojnë në realitet paralel i cili nuk njeh shtet, ligje, institucione, demokraci dhe i mbivendosen atyre me shantazh, dhunë përmes strukturave të tyre kriminale paralele.Pra, dijeni. Kur Dauti, Samiu etj kanë me puthë tokën e Kosovës nga arrestimi për veprat e tyre kriminale dhe korruptive, të kësaj Kosove që mendojnë që vetëm këta e kanë çliru e ne jemi robër të tyre, atëherë këtij vendi ka me i ardh era SHTET që frymon sipas idealeve të dëshmorëve.E unë për një Kosovë të tillë jetoj,veproj, flijohem”./Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.