Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj A.S., për veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”.
Prokuroria Speciale do të ndërmarrë dhe është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për hetimin e plotë të sulmit të 29 majit, ndaj Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe gazetarëve.
Burimi: indeksonline.net ↗

