KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Kreshnik Hajrizi: I lumtur që jam rikthyer, pres rezultat pozitiv

Kreshnik Hajrizi: I lumtur që jam rikthyer, pres rezultat pozitiv

Mbrojtësi Kreshnik Hajrizi është rikthyer te Kombëtarja e Kosovës pas një kohe të gjatë për shkak të lëndimit.

Hajrizi u paraqit sot në stërvitje te “Dardanët” dhe tha disa fjalë për kamerat e FFK-së, shkruan Indeksonline

Ai është shprehur shumë i lumtur që është rikthyer në ekipin kombëtar.

“Kënaqësi e madhe që jam rikthyer. Shyqyr tani ka shkuar shumë mirë pas lëndimit. Stërvitja shumë mirë, po përgatitemi lojën shumë mirë. Si gjithmonë, atmosfera është shumë e mirë.

“Është mirë që luajmë në shtëpi. Shpresojmë një lojë të mirë dhe me tri pikë”, u shpreh Hajrizi

Kujtojmë që Kosova të shtunën luan ndaj Izraelit në “Fadil Vokrri”./Indeksonline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.