KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Përfundon greva e punëtorëve teknikë të shkollave fillore në Prishtinë, njofton sindikata

Përfundon greva e punëtorëve teknikë të shkollave fillore në Prishtinë, njofton sindikata

Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës ka njoftuar se ka përfunduar me sukses greva e punëtorëve teknikë të shkollave fillore në Komunën e Prishtinës.

Kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi, ka bërë të ditur se lidhur me përmbylljen e grevës do të mbahet një takim me kryetarët e shoqatave të këtyre shkollave.

Takimi është paralajmëruar të mbahet sot, në orën 15:00, në zyrat e FSPTSPK-së.

Sipas njoftimit, në këtë takim do të diskutohen zhvillimet që kanë çuar në përfundimin e grevës, si dhe çështjet që lidhen me realizimin e kërkesave të punëtorëve teknikë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.