Raportohet se FC Barcelona ka kontaktuar mbrojtësin qendror të Bayern Munichut, Jonathan Tah, dhe dëshiron ta afrojë atë që në merkaton e ardhshme të dimrit.
Sipas “Sky”, Barcelona tashmë ka bërë një sondazh. Drejtori sportiv, Deco, po udhëheq kërkimet e katalanasve për një mbrojtës qendror me përvojë, i cili në të ardhmen do të formojë dyshe me 19-vjeçarin e dalë nga akademia e klubit, Pau Cubarsi.
Sipas “Sky”, Tah është ndër kandidatët që Barcelona po i ndjek me vëmendje.
Megjithatë, për momentin Tah nuk e ka ndërmend të largohet nga Bayern Munichu, dhe Bayerni nuk është i gatshëm ta lërë atë të ikë./IndeksOnline/
Burimi: indeksonline.net ↗

