KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Presidentja Shiroka-Pula viziton Dardanët, merr dhuratë fanellën e Kombëtares

Presidentja Shiroka-Pula viziton Dardanët, merr dhuratë fanellën e Kombëtares

Presidentja Justina Shiroka-Pula, ka vizituar sot Kombëtaren e Kosovës, ku është pritur nga drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, stafi teknik dhe futbollistët.

Ajo është pritur nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi, dhe përzgjedhësi Franco Foda.

Gjatë takimit, Ademi e ka uruar Shiroka-Pulën për marrjen e detyrës së presidentes, ndërsa kjo e fundit i ka falënderuar futbollistët për përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Presidentja i ka cilësuar Dardanët si ambasadorët më të mirë të vendit, duke vlerësuar talentin, përkushtimin dhe sukseset e tyre, transmeton Klankosova.tv.

Ajo gjithashtu u ka uruar suksese në dy ndeshjet e ardhshme, kundër Izraelit në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe Irlandës në udhëtim, si dhe ka përshëndetur tre futbollistët e ftuar për herë të parë në Kombëtare.

Në fund të takimit, Agim Ademi i ka dhuruar presidentes fanellën zyrtare të Kombëtares së Kosovës si simbol të përfaqësimit dhe krenarisë shtetërore.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.