KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rama jep shenja se mund të tërhiqet nga projekti i Ulpianës: Nëse s’duan banorët, ne tërhiqemi!

Rama jep shenja se mund të tërhiqet nga projekti i Ulpianës: Nëse s’duan banorët, ne tërhiqemi!

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka sqaruar banorët e Ulpianës lidhur me propozimin për rregullimin e hapësirës përreth fontanës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka siguruar se fontana nuk do të preket, ndërsa parkingu parashihet të zhvendoset nëntokë, duke krijuar më shumë hapësirë për gjelbërim dhe fusha sportive.

Ai ka përmendur edhe mundësinë e ndërtimit të një objekti për akomodimin e sportistëve gjatë Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, nëse paraqitet nevoja, raporton IndeksOnline.

“Objekti i banimit propozohet vetëm nëse nevojitet për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”. Konviktet nuk kanë kapacitet për të gjithë sportistët dhe stafin shoqërues. Për këtë arsye është menduar një objekt akomodimi pa destinim komercial, në harmoni me arkitekturën e lagjes. Pas Lojërave, hapësira mbetet per banorët!”, ka shkruar Rama.

Megjithatë, Rama ka theksuar se gjithçka është vetëm propozim dhe se nuk do të vazhdohet pa mbështetjen e banorëve të Ulpianës.

Sipas tij, fillimisht plani do të diskutohet me qytetarët dhe, nëse merr mbështetjen e tyre, do të dërgohet për votim në Kuvendin Komunal. /IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.