KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kamberi fton listat tjera për bashkëpunim pas zgjedhjeve për KKSH: Të mos ketë opozitë

Kamberi fton listat tjera për bashkëpunim pas zgjedhjeve për KKSH: Të mos ketë opozitë

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, ka ftuar të gjitha listat e tjera që kanë garuar në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, për të bashkëpunuar për konstituimin e këtij këshilli.

Ai ka thënë se frymën e bashkëpunimit që e patën në zgjedhjet parlamentare të Serbië, ta shtrijnë edhe në konstituimin e KKSH-së.

“Si kryetar i Partisë për Veprim Demokratik, i ftoj të gjitha listat të bëhemi bashkë e ta ndajmë përgjegjësinë për drejtimin e KKSh. Sipas numërimit preliminar, lista jonë nr. 3, me Enkel Rexhepin në krye, mori më së shumti vota. Ta respektojmë parimin e fituesit dhe peshën që qytetarët ia dhanë secilës listë.”, ka thënë ai.

Sipas tij, të katër listat duhet të marrin pjesë në vendimmarrje, përtej ndarjes në shumicë e opozitë.

“Jemi të përkushtuar që në KKSH të mos ketë opozitë. Andaj le të bëhemi bashkë ashtu siç ishim në procesin e zgjedhjeve parlamentare.”, ka thënë Kamberi. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.