Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur hapat për parandalimin dhe menaxhimin e diabetit.
Përmes një postimi në Facebook, IKSHPK-ja ceku disa nga hapat të cilat janë kyç për parandalimin dhe menaxhimin e diabetit.
Njohja e faktorëve të rrezikut, diagnostifikimi i hershëm dhe kontrolli i rregullt janë disa nga hapat të cilat duhet t’i kemi parasysh.
Siç bën të ditur instituti, veprimi në kohën e duhur mund të parandalojë komplikimet, të përmirësojë cilësinë e jetës dhe të kontribuojë për një të ardhme më të shëndetshme.
Postimi i plotë:
Dita Botërore e Diabetit po afrohet!
Njohja e faktorëve të rrezikut, diagnostikimi i hershëm dhe kontrolli i rregullt janë hapa kyç në parandalimin dhe menaxhimin e diabetit!
Diagnostikimi i hershëm
Reduktimi i rrezikut për diabetin e tipit 2
Qasja në kujdes të vazhdueshëm dhe cilësor për personat që jetojnë me diabet
Veprimi në kohën e duhur mund të parandalojë komplikimet, të përmirësojë cilësinë e jetës dhe të kontribuojë për një të ardhme më të shëndetshme për të gjithë. /Zëri

