Biznesmeni Selver Xhelili ka bërë të ditur se ka përmbyllur një proces 18-mujor për sigurimin e certifikatës së pronësisë së hotelit më të madh në Ksamil “ Milje Hotel” , me vlerë rreth 6 milionë eurosh.
Përmes një postimi publik, Xhelili ka njoftuar se tashmë është bërë pronar i këtij hoteli, duke e cilësuar këtë arritje si realizim të një ëndrre dhe misioni të kahershëm.
Ai ka bërë të ditur se rrugëtimi drejt këtij suksesi ka qenë i vështirë dhe ka zgjatur plot 18 muaj, deri në përmbylljen e procedurave dhe marrjen e certifikatës së pronësisë.
“Sot mbylla një kapitull mjaft të vështirë që më zgjati plot 18 muaj: marrjen e certifikatës së pronësisë për hotelin më të madh në Ksamil, me vlerë rreth 6 milionë euro. Ishte një mision i imi i kahershëm që të jem pronar i këtij hoteli dhe sot, falë Zotit të Madhërishëm, kjo ëndërr u bë realitet. I jam përjetësisht falënderues Zotit dhe familjes sime, që në këtë rrugëtim të vështirë më qëndruan pranë, vetëm e vetëm që misioni im të realizohej. Falënderoj Zotin për të gjitha dhe jam mirënjohës për këtë sukses”, ka shkruar Xhelili…

