Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, priti në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.
“Gjatë takimit u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe partneriteti i ndërtuar ndër vite ndërmjet dy shteteve, thuhet në njoftimin e Presidencës, transmeton “Zëri”.
Presidentja Shiroka-Pula shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në fazat e ndryshme të përpjekjeve të Kosovës për liri, pavarësi dhe shtetndërtim, duke theksuar rëndësinë e kësaj mbështetjeje edhe në rrugën e mëtejshme të integrimit euroatlantik të vendit.
Në takim u vlerësua gjithashtu roli i diasporës shqiptare në Gjermani, e cila përbën një urë të rëndësishme lidhëse ndërmjet dy vendeve dhe kontribuon në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet popujve.
“Presidentja Shiroka-Pula dhe ambasadori Rudolph diskutuan edhe për mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, si dhe për avancimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë”, thuhet tutje në njoftim.

