KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Përplasje e rëndë trenash në Egjipt, 7 viktima dhe 125 të plagosur

Përplasje e rëndë trenash në Egjipt, 7 viktima dhe 125 të plagosur

Një aksident i rëndë hekurudhor ka tronditur Egjiptin, ku përplasja mes dy trenave të pasagjerëve ka shkaktuar të paktën shtatë viktima dhe 125 persona të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në zonën Al-Ayyat, në provincën e Gizës, rreth 52 kilometra në jug të kryeqytetit Kajro.

Sipas informacioneve paraprake, një tren që udhëtonte nga Giza drejt Fayoumit është përplasur me pjesën e pasme të një treni tjetër, i cili ishte i ndaluar në të njëjtën linjë hekurudhore. Përplasja bëri që disa vagonë të dilnin nga shinat, ndërsa disa pasagjerë mbetën të bllokuar brenda tyre, raporton euronews.

Në vendngjarje janë angazhuar ekipet e emergjencës, ndërsa për operacionin e shpëtimit janë dërguar 72 ambulanca. Të plagosurit janë transportuar në spitalet përreth, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi, ka kërkuar hetim urgjent për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar nëse përplasja ka ardhur si pasojë e një gabimi njerëzor, defekti teknik apo problemeve në sistemin e sigurisë hekurudhore.

Aksidenti ka rikthyer shqetësimet për sigurinë e transportit hekurudhor në Egjipt, ku edhe më parë janë regjistruar aksidente të rënda me pasoja tragjike.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.