KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zbarkimi në Kosovë i Listës Studentore të Serbisë, a kishte leje dhe pse u mbajt fshehtë? (VIDEO)

Zbarkimi në Kosovë i Listës Studentore të Serbisë, a kishte leje dhe pse u mbajt fshehtë? (VIDEO)

Pak ditë pas zgjedhjeve në Serbi, përfaqësues politikë të Listës Studentore kanë qëndruar për një vizitë në Kosovë, ku janë takuar me krerë të institucioneve ortodokse serbë në Kosovë.

Për këtë vizitë të paparalajmëruar, nuk është bërë e ditur as nga institucionet e Kosovës, për çka ka zgjuar edhe reagime të shumta në vend.

Këtë vizitë të listës politike që fitoi zgjedhjet në Serbi, e kanë komentuar ekspertë të çështjeve të sigurisë.

Ata në emisionin Kosova Today në Klan Kosova kanë dhënë vlerësime të ndryshme.

Eksperti Hysen Gecaj ka thënë se një vizitë e tillë është dëshmi se të rinjtë në Serbi e kanë të vështirë të shkëputen nga nacionalizmi serb.

“Pikërisht kjo vizitë është tregues që qartë na thotë se ai nacionalizëm që është ngulitur për vite të tëra të populli serb, ka depërtuar edhe te rinia dhe kjo rini ende e ka atë frymë që nuk mundet me u largu nga mentaliteti i nacionalizmit serb.”, ka thënë ai.

Kurse, eksperti tjetër i sigurisë, Bedri Elezi, ka thënë se nuk e din nëse institucionet e Kosovës kanë dhënë leje për këtë vizitë, derisa ka shtuar se është e pamundur që ata të kenë mundur të hyjnë në territorin e Kosovës pa dijeninë e organeve të sigurisë.  

“E para nuk besoj që institucionet tona nuk kanë pasur informacione. Por, të jeni të sigurt që për natyrë të presionit publik e kanë mbajtur të fshehtë. Unë jam shumë i bindur që këtu mund të ketë pasur edhe polici dhe në asnjë mënyrë nuk kanë mundur t’i jenë shmangur syrit policor. Unë personalisht e shoh këtë fotografi. Ju e dini se do të ketë zgjedhje presidenciale në Serbi. Kjo vizite dhe kjo fotografi tenton të ulë atë narracionin që po tenton të zhbëjë narracionin e Vuçiqit që Kosovë është shitur. Nuk e dimë nëse kanë kërkuar leje, ose jo. Temën e Kosovës e mbajnë gjallë për shkak të zgjedhjeve në Serbi.”, ka thënë ai. /Klankosova.tv

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.