Skuadra e Juventusit ka barazuar 2:2 ndaj Fiorentinas në ndeshjen e javës së 11-të në Serie A.
Qysh në minutën e katërt, vendasit kaluan në epërsi me anë të Pellegrino, shkruan Indeksonline
Por, “Zonja e Vjetër” e barazoi rezultatin në 1:1 me anë të Nick Woltemade.
Edhe në pjesën e dytë “Viola” shënuan të parët, më anë të Njie në minutën e 54’të.
GOOOAL! ⚽️ Bremer
🆚 Fiorentina 2-(2) Juventus pic.twitter.com/384Femd5sD
— Pro_Foot HQ (@ProFoot_HQ) November 8, 2026
Kurse golin e barazimit e shënoi Bremer në minutën e 66’të.
Edon Zhegrova luajti nga minuta e 57’të dhe nuk arriti të linte gjurmë.
Me këtë barazim, Juventusi shkon në kuotën e 18 pikëve në pozitën e 7-të, kurse Fiorentina në pozitën e 15-të me 9 pikë.//Indeksonline/

