KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Qytetari gjobitet me 500 euro për ndezjen e mbeturinave në fshatin Mirosalë të Ferizajt

Qytetari gjobitet me 500 euro për ndezjen e mbeturinave në fshatin Mirosalë të Ferizajt

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të ndezjes së mbeturinave në fshatin Mirosalë të Ferizajt.

Sipas njoftimit, policët e stacionit të Ferizajt kanë reaguar menjëherë pas pranimit të një informatës për një zjarr të dyshuar në malet e këtij fshati.

Gjatë veprimeve policore, sipas njoftimit, është identifikuar M.K., 39-vjeçar, i cili kishte ndezur mbeturina.

Në njoftim është bërë e ditur se ndaj tij është shqiptuar gjobë kundërvajtëse prej 500 eurosh.

“Policia Rajonale e Ferizajt apelon te qytetarët që të mos ndezin mbeturina, apo materiale të tjera në hapësira të hapura, veçanërisht pranë pyjeve, pasi zjarret mund të përhapen shpejt dhe të shkaktojnë dëme të mëdha në natyrë, prona dhe të rrezikojnë jetën e qytetarëve.”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.