Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka hapur një aktivitet të ri të prokurimit për furnizim me material për zdrukthëtari, me vlerë të parashikuar prej 21 mijë e 640 euro.
Sipas njoftimit për kontratë, procedura është e hapur dhe kontrata parashihet të zgjasë 20 ditë nga data e dhënies së saj.
KEK-u ka përcaktuar si kriter për dhënien e kontratës çmimin më të ulët, ndërsa operatorët ekonomikë duhet të ofrojnë edhe dokumentacionin teknik të produkteve që i ofertojnë, përfshirë katalogë ose përshkrime teknike, si dhe certifikatën ISO 9001:2015 të prodhuesit.
Për këtë aktivitet të prokurimit kërkohet siguri e tenderit në vlerë prej 1 mijë eurosh, me vlefshmëri prej 120 ditësh.
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 25 nëntor 2026, në orën 12:00. Ofertat pranohen vetëm në mënyrë elektronike përmes platformës e-Prokurimi.
Hapja e tenderëve është paraparë të bëhet në të njëjtën datë, në orën 12:00, në ambientet e Korporatës Energjetike të Kosovës në Prishtinë./IndeksOnline/

