KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

50 familje në Podujevë përfitojnë dru për ngrohje dhe pako ushqimore

50 familje në Podujevë përfitojnë dru për ngrohje dhe pako ushqimore

Komuna e Podujevës, në bashkëpunim me organizatën “Sharjah Charity International” nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe shoqatën “Shqiptarët për Shqiptarët”, ka ndihmuar 25 familje në nevojë me nga 4 metra kub dru për ngrohje dhe pako ushqimore.

Sipas njoftimit të Komunës së Podujevës, në kuadër të këtij aktiviteti, edhe 25 familje të tjera pritet të përfitojnë nga 4 metra kub dru gjatë javës së ardhshme.

Përzgjedhja e familjeve përfituese është bërë nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, financimi është siguruar nga organizata “Sharjah Charity International”, ndërsa realizimi i ndihmës është bërë nga shoqata “Shqiptarët për Shqiptarët”.

Po ashtu, me pako ushqimore janë ndihmuar edhe pesë familje të tjera që jetojnë në Lagjen “Shqiptarët për Shqiptarët”.

Ky aktivitet synon të mbështesë familjet në nevojë, duke ua lehtësuar përballimin e shpenzimeve gjatë sezonit të dimrit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.