KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Gruda e Mehmeti “djegin” Shqipërinë/ Grumbullohen për ndeshje zyrtare nga Gjermania dhe SHBA

Gruda e Mehmeti “djegin” Shqipërinë/ Grumbullohen për ndeshje zyrtare nga Gjermania dhe SHBA

Brajan Gruda dhe Adri Mehmeti duket se kanë “djegur” përfundimisht shanset për të luajtur me kombëtaren e Shqipërisë në të ardhmen. Të ndjekur prej kohësh nga Federata dhe stafet teknike të përfaqësues, dy futbollistët me origjinë shqiptare I kanë “mbyllur dyert”, ndoshta këtë herë përgjithmonë pasi janë grumbulluar për ndeshjet zyrtare me skuadrat e Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikes.

Gruda ka marrë sërish një ftesë nga Jurgen Kloop për ndeshjen e nëntorit në Ligën e Kombeve.

Në fakt, mesfushori sulmues ishte thirrur edhe për sfidat e tetorit, por për shkak të një dëmtimi u largua nga shumë shpejt nga grumbullimi. Më parë, 22-vjeçari kishte luajtur me Gjermaninë, si kapiten i kombëtares U21, por asnjëherë me ekipin e parë.

Ai pritet të debutojë në një prej ndeshjeve të ardhshme kundër Serbisë dhe Holandës, duke zeruar mundësitë që të veshë ngjyrat kuqezi në të ardhmen.

E njëjtë situata edhe me Adri Mehmetin.

I konsideruar si një talent i vërtetë, ai u thirr nga Maurizio Pochettino me kombëtaren amerikane për herë të parë në miqësoret e tetorit, duke debutuar me fanelën me “yje dhe viza”.

Vetëm 17 vjeç, mesfushori është ftuar sërish, këtë herë për ndeshjet zyrtare të nëntorit në play-off në Kupën e Amerikës Veriore dhe Qëndrore.

Kjo do të thotë se ashtu si Brajan Gruda edhe Adri Mehmeti ka sfumuar të gjitha shanset për të luajtur me kombëtaren e Shqipërisë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.