KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Drini i Bardhë del nga shtrati, në ujë edhe kampi te Ura e Fshajtë në Gjakovë

Drini i Bardhë del nga shtrati, në ujë edhe kampi te Ura e Fshajtë në Gjakovë

Pas reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë ditët e fundit vendin, edhe lumi Drini i Bardhë ka shënuar rritje të ndjeshme të nivelit të ujit, duke arritur në disa segmente nivele të larta.

Sipas pamjeve të siguruara nga Telegrafi shihen prurjet e shtuara të ujit që janë rezultat i reshjeve intensive të shiut.

Në këto pamje shihet edhe përmbytja e kampit te Ura e Fshajtë, në Gjakovë.

Edhe nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) është bërë e ditur se gjatë periudhës nga data 03 janar 2026 deri më 08 janar 2026, në orën 00:00 në territorin e Republikës së Kosovës janë regjistruar reshje të konsiderueshme shiu.

Sipas të dhënave zyrtare të IHMK-së, mesatarja e reshjeve në nivel vendi ka arritur në 97.1 milimetra për metër katror (l/m²), çka ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e niveleve dhe prurjeve të lumenjve.

Tutje në njoftim thuhet se gjendja e niveleve dhe prurjeve, në lumenj është kjo: “Shumica e lumenjve në Kosovë gjatë këtyre dy ditëve kanë shkaktuar vërshime/përmbytje, ku disa prej tyre në disa segmente, kanë dalë nga shtrati dhe kanë shkaktuar përmbytje të përmasës 1h here në 50 vite (periudha kthyese).

Në njoftim thuhet se aktualisht shumicën e lumenjve të vendit, janë në rënie të lehtë, pos lumenjve: Drini Bardhë rrjedha e poshtme, Sitnica, Morava e Binçës, Lepenci, të cilët kanë ngritje të lehtë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.