KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Jo vetëm Kosova dhe Shqipëria, edhe top gjigantët gjermanë në garë të madhe për Lutfi Dalipin

Jo vetëm Kosova dhe Shqipëria, edhe top gjigantët gjermanë në garë të madhe për Lutfi Dalipin

Ylli nga Presheva Lutfi Dalipi është pranë një vendimi të madh, se kë të përfaqësojë në nivelin ndërkombëtar. Ai u largua nga Zvicra ndërsa do të zgjedhë mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Por, ky nuk është vendimi i vetëm që Dalipi do ta merr brenda një periudhe të shkurtër.

Mesfushori me tipare ofensive pritet edhe të bëhet me skuadër të re në verë, ndërsa kërkohet nga plot klube, përfshirë disa në Bundesliga, si Hoffenheim, Eintracht Frankfurt dhe Stuttgart. Në garë ndodhet edhe gjiganti austriak, RB Salzburg.

“Transferfeed” raporton se të tre skuadrat duan ta transferojnë sa më parë yllin shqiptar, ani pse janë në dijeni se në janar një marrëveshje e tillë vështirë që do të realizohet, sepse për një shitje të mundshme duhet dhënë “drita e gjelbër” prej Vaduz, si dhe ekipit që e ka kartonin e përhershëm Young Boys.

Young Boys kuptohet do ta ketë fjalën e fundit sepse Dalipi ka kontratë afatgjatë, më saktësisht deri në qershorin e vitit 2030.

20-vjeçari aktualisht është i fokusuar për vendimin e karrierës ngase të enjten e informoi Federatën Zvicerane se më nuk do të luajë për Zvicrën shkaku që i ka premtuar gjyshit se do të përfaqësojë Kosovën apo Shqipërinë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.