KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Rreziku nga përmbytjet, urdhër evakuim i menjëhershëm në Novoselë të Shqipërisë

Rreziku nga përmbytjet, urdhër evakuim i menjëhershëm në Novoselë të Shqipërisë

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile kanë njoftuar lidhur me urdhrin për evakuimin e menjëhershëm në Novoselë të Shqipërisë, pas situatës së krijuar për shkak të reshurave.

Në njoftim bëhet e ditur se urdhri hyn në fuqi menjëherë.

“… Si pasojë e situatës së krijuar nga përmbytjet dhe rrezikut të menjëhershëm për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, do të kryhet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të Bashkisë Vlorë, Njësisë administrative Novoselë.

Evakuimi do të realizohet përmes koordinimit me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Prefektin e Qarkut përkatës si dhe strukturat e Emergjencave Civile në bashki”, thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se sipas legjislacionit në fuqi, Kryetari i Bashkisë është autoriteti përgjegjës për urdhërimin e evakuimit në territorin e bashkisë.

Prioritet në procesin e evakuimit kanë: Fëmijët, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara, familjet në zona të izoluara. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.